Rivlerësimi i Pronave 2026 | Kalkulator - Encon

Perllogarit Taksen 5%

Konverto Euro ne LEK

Kursi nder Vite:

Si të përdorni Kalkulatorin e Taksës 5%

Vlera Aktuale e Pronës Tuaj

Vendosni vlerën e tregut të pronës tuaj. Gjithmonë bëhet fjalë për LEK të reja.

Vlera e Regjistruar e Pronës

Vendosni çmimin e blerjes së pronës tuaj ose çmimin që është regjistruar në hipotekë herën e fundit. Kjo mund të shihet tek kartela e pasurisë së pronës tuaj.

Konvertimi i Vlerës nga Euro në LEK

Nëse vlera e regjistruar në kartelën tuaj është e shënuar në Euro, do të konvertoni vlerën në Euro të vitit që është regjistruar me kursin që ka qenë në atë kohë.

Shembull:

Vlera e regjistruar e pronës në vitin 2015 ka qenë 100,000 Euro.

100,000 Euro × 139.6 (kursi i këmbimit në 2015) = 13,960,000 Lekë.

Gjithmonë konvertimi në Lekë bëhet me kursin e vitit të regjistrimit të vlerës së pronës në hipotekë (ASHK).

Kur nis Rivlerësimi i Pronave 2026?

Duke filluar nga 22 Janar 2026, ju mund të rivlerësoni pronën tuaj me vetëm 5% tatim. Edhe pse u përfol data 1 Janar, ligji hyn në fuqi zyrtarisht në datën 22.

Pyetje dhe Përgjigje

Kerkoni nje Oferte Rivleresimi?

Nëse po, plotësoni të dhënat më poshtë.

Zgjidhni sigurinë ligjore për pronën tuaj

Vlerësimi i pronës nuk është thjesht një numër, është një dokument ligjor.
Encon Consulting është vlerësues i licencuar zyrtarisht (Nr. VSH.0908/3).

Kujdes nga "Rivlerësimi Falas" dhe Aplikacionet

Shumë reklama ofrojnë "Rivlerësim Falas" ose kërkojnë pagesa për dokumente automatike. Mos u gënjeni: Ofertat "falas" shpesh ju detyrojnë të firmosni kontrata shitjeje me agjencitë, ndërsa aplikacionet online nuk njihen nga Kadastra (ASHK) sepse u mungon vula e ekspertit të licencuar.

Ne ofrojmë garanci të plotë që vlerësimi juaj të njihet nga institucionet.

Na kontaktoni per me shume informacion ->