Rivlerësimi i Pronave 2026: Afatet, kostot dhe llogaritja e taksës

Pas vonesave dhe shtyrjeve të viteve të fundit, procesi i shumëpritur i rivlerësimit të pronave rikthehet për vitin 2026, këtë herë me rregulla dhe afate të qarta të përcaktuara në projektligjin më të ri të Ministrisë së Financave.

Çfarë sjell ndryshe rivlerësimi 2026?

  • Afate të detajuara: Aplikimet për rivlerësim do të pranohen nga data 22 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026. Kërkesat e paraqitura brenda kësaj periudhe, për të cilat është kryer pagesa e tatimit por nuk janë përpunuar ende nga ASHK, do të mund të finalizohen administrativisht deri më 31 mars 2027.

  • Tatimi unik 5%: Çdo pronar apo biznes që zgjedh të përditësojë vlerën e pasurisë së paluajtshme sipas tregut, do të përfitojë nga norma e reduktuar tatimore, vetëm 5% mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të regjistruar. Kjo normë zëvendëson normat më të larta të viteve të kaluara (15%) dhe programet e mëparshme të përkohshme (3%).

Rëndësia e çmimeve të reja të referencës

Duke nisur nga përvoja e Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha, çmimet e reja të referencës janë të ndara sipas zonave kadastrale. Ky ndryshim ofron një pasqyrim më real të vlerës së pronës dhe i jep mundësi pronarëve të përfitojnë më shumë nga procesi. Kujdes: Çmimet e referencës shpesh janë më të ulëta se tregu. Vlerësimi me ekspert të licencuar (si Encon) ju siguron vlerën reale maksimale, duke eliminuar tatimin 15% në të ardhmen."

Si llogaritet taksa e pronës? (Shembull)
Nëse një apartament i regjistruar në ASHK me vlerë 100,000 euro sot ka vlerë tregu 150,000 euro:

  • Pa rivlerësim: Tatim 15% mbi diferencën 50,000 euro = 7,500 euro.

  • Me rivlerësim 2026: Tatim vetëm 2,500 euro (5% e diferencës).

Cilat janë procedurat e Rivlerësimit?

  1. Zgjedhja e mënyrës së rivlerësimit: Pronari mund të zgjedhë vlerësim nga ekspert i licencuar ose përmes ASHK-së me çmimet fiskale minimale.

  2. Dokumentacioni: Nevojitet akt ekspertimi ose formular i plotësuar nga ASHK.

  3. Dorëzimi i aplikimit: Brenda afateve të përcaktuara.

  4. Kalkulimi i tatimit: Në bazë të diferencës ndërmjet vlerës së re të tregut dhe asaj të regjistruar.

Kush përfiton më shumë?

  • Pronarët që planifikojnë të shesin, të dhurojnë ose të trashëgojnë pronën

  • Bizneset që mbajnë pasuri të paluajtshme në pasqyrat financiare me vlerë më të ulët se tregu

Për informacion të mëtejshëm rreth dokumentacionit, llogaritjes së tatimit ose ndihmë me procesin, vizitoni rivleresimi.com

Shënim: Ky artikull është përditësuar në Janar 2026 për të reflektuar të gjitha ndryshimet ligjore dhe praktike për vitin 2026. Për përditësime të mëtejshme, ndiqni blogun tonë.

Next
Next

Çfarë është Taksa e Shitjes Pronës?