Rivlerësimi 2026 nis zyrtarisht-Ministria e Financave nxjerr udhëzimet

Pas muajsh pritjeje, procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është hapur zyrtarisht. Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikuan sot udhëzimet e zbatimit të ligjit nr. 85/2025, duke i hapur rrugë aplikimeve nga 24 shkurti 2026. Pronarët kanë deri më 31 dhjetor 2026 për të rivlerësuar pronën e tyre me normën tatimore prej 5%.

Si funksionon procesi?

Tatimi prej 5% llogaritet mbi diferencën midis vlerës së re të pronës dhe vlerës me të cilën ajo është regjistruar në aktin e fundit pranë ASHK-së. Për ndërtesat, nga vlera e re zbritet 1% për çdo vit pronësie, me maksimum 30%,  një risi e rëndësishme e këtij procesi krahasuar me fushatat e mëparshme.

Pse rivlerësimi me vlerën e tregut është i rëndësishëm?

Vlen të theksohet se vlera e vendosur gjatë rivlerësimit nuk ndikon vetëm në tatimin që paguhet sot, ajo bëhet edhe baza mbi të cilën do të llogaritet çdo detyrim tatimor në të ardhmen. Për këtë arsye, saktësia e vlerësimit ka rëndësi praktike që shkon përtej procesit aktual.

Shembull:

Një apartament sot ka vlerën 100,000 euro. Vlera e blerjes e regjistruar në ASHK është 30,000 euro. Pa rivlerësim, tatimi 15% llogaritet mbi të gjithë diferencën 70,000 euro (100,000 - 30,000 = 70,000 euro) → 10,500 euro (15% × 70,000). Me rivlerësim, tatimi është vetëm 3,500 euro (5% × 70,000). Pra kursimi nga rivlerësimi është pothuajse 70%ose ndryshe, paguani 3 herë më pak.

Si mund ta llogarisni paraprakisht?

Për më shumë informacione dhe për të përfituar nga ky proces, na kontaktoni në:

📞 0682020576

🌐 www.rivleresimi.com

Next
Next

Rivlerësimi i Pronave 2026: Afatet, kostot dhe llogaritja e taksës