Rivlerësimi i Pronave fillon zyrtarisht nga 22 Janari 2026

Pas një periudhe pritjeje dhe diskutimesh, qeveria i ka hapur rrugë zyrtarisht procesit të ri të rivlerësimit të pronave. Edhe pse ishte parashikuar të niste më 1 Janar 2026, procesi fillon praktikisht më 22 Janar 2026 dhe përfundon më 31 Dhjetor 2026.

Kjo është një mundësi e mire për qytetarët dhe bizneset që të përditësojnë vlerën e pasurive të tyre në përputhje me çmimet aktuale të tregut – me një normë tatimore më të ulet.

Kush përfiton?

  • Të gjithë individët që zotërojnë pasuri të paluajtshme (apartamente, shtëpi, truall etj.)

  • Bizneset që kanë pasuri të paluajtshme të regjistruara me vlerë më të ulët se tregu

Çfarë ndryshon këtë herë?

  • Tatimi i rivlerësimit do të jetë 5%, mbi diferencën mes vlerës së mëparshme të regjistruar dhe vlerës së re të tregut

  • Më parë, tatimi ka qenë 3% ose më pak – ndërsa në rastet e shitjes së zakonshme tatimi është 15%

  • Një apartament me vlerë të regjistruar ne ASHK 100 mijë euro, që shitet me çmimin real të tregut prej 150 mijë euro:

  • Pa rivlerësim: Tatimi 15% për diferencën prej (150,000-100,000) 50 mijë euro = 7,500 euro (50,00*15%)

  • Me rivlerësim dhe tatim 5%: Vetëm 2,500 euro tatim (50,00*5%). Kjo përfaqëson një kursim prej 5,000 euro për pronarin!

  • Ndryshe nga drafti fillestar, pasuritë që janë ende në proces legalizimi ose regjistrimi nuk janë përfshirë ne ligj.

Si të Perfitoni nga Rivleresimi i Pronës në 2026

Rivleresimi i pronës mund të jetë kompleks, por ne jemi këtu për ta bërë procesin sa më të thjeshtë për ju:

  • Llogarisni Taksen 5%:

    • Përdorni kalkulatorin tonë në rivleresimi.com për të parë menjëherë sa do të kurseni nga ulja e taksës nga 15% në 5%.

  • Vlerësim Profesional:

    • Si kompani e specializuar, ju ofrojmë vlerësime profesionale që përcaktojnë saktë vlerën e tregut për pronën tuaj.

  • Shërbim i Plotë

    • Rivleresimin i pronës

    • Asistence me procesin e aplikimit

Rivleresimi i pronave 2026 është një mundësi e mirë për të reduktuar ndjeshëm barrën tatimore në shitjen e pronave tuaja.

Na Kontaktoni për një konsultë falas ose vizitoni rivleresimi.com për të përdorur kalkulatorin tonë dhe për të parë sa mund të kurseni.

📞 0682020576

🌐 www.rivleresimi.com






Previous
Previous

Çfarë është Taksa e Shitjes Pronës?

Next
Next

Rivlerësimi 2026: Cilat janë përfitimet reale?